Qindra serbë të Kosovës drejt Serbisë për të votuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qindra serbë të Kosovës drejt Serbisë për të votuar

    Insajderi
    16 January 2022 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me qindra qytetarë serbë të Kosovës po kalojnë kufirin në Serbi për të marrë pjesë në referendumin për ndryshimin e Kushtetutës.

    Në orët e para të mëngjesit në Mitrovicën e Veriut është mbajtur një protestë e serbëve, drejtuar nga kreu i Listës Serbe, njëherësh ministër në qeverinë “Kurti”, Goran Rakiç.

    Në pikën kufitare Jarinjë janë parë forcat Speciale të Policisë së Kosovës të gatshme për të ndërhyrë në rast nevoje.

    Qeveria e Kosovës ka ndaluar organizimin e referendumit të Serbisë në territorin e saj. Gjatë seancës së jashtëzakonshme, Kuvendi i Kosovës votoi me 76 vota pro rezolutën që ndalonte organizmin e referendumit në Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark