​Presidenti turk mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Presidenti turk mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare

    Insajderi
    17 January 2022 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka arritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, në Tiranë, ku me një ceremoni zyrtare është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

    Aty kanë dal edhe dhjetëra përkrahës të tij, të cilët sipas mediave janë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut.

    Pas kësaj ceremonie të pritjes, Erdogan dhe Rama janë nisur për ceremoninë e përurimit të 524 banesave të ndërtuara pas tërmetit në Laç.

    Po ashtu, do të zhvillohet ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e presidentit të Turqisë.

    Ndërsa në orën 13:00 do të zhvillohet takimi midis presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

    Në orën 15:00 do të zhvillohet nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp, në 16:00 do të jetë ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut

    Në orën 17:00 presidenti i Turqisë do të përshëndesë Kuvendin e Shqipërisë. Në 18:00 do të jetë nisja drejt aeroportit të Rinasit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark