
Policia ka arrestuar një person i cili po kërkohej për vjedhje të rënda, shkruan Insajderi.
Bëhet fjalë për G.O, 31 vjeçar, i njëjti dyshohet për implikim në veprimtari kriminale.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 17 janar 2022 –Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës, duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë.
Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, sot njësitet policore të stacionit të Podujevës, të mbështetur edhe nga njësite të stacionit policor në Vushtrri, kanë arrestuar një person të dyshuar.
Personi i dyshuar:
Nga Drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë, gjatë vitit 2021, janë realizuar 9626 urdhëresa.