Zgjedhjet e prillit në Serbi, Kusari-Lila tregon se si mund të votojnë serbët e Kosovës - Insajderi
×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Zgjedhjet e prillit në Serbi, Kusari-Lila tregon se si mund të votojnë serbët e Kosovës

    Insajderi
    17 January 2022 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se rezoluta e Kuvendit ka rikonfirmuar vullnetin e të gjitha partive politike, në raport me një proces që shkel sovranitetin e Kosovës.

    Ajo la të kuptohet se në Kosovë nuk do të ketë qendra të grumbullimit të votave për zgjedhjet e prillit në Serbi.

    “Rezoluta e Kuvendit ka rikonfirmuar vullnetin e të gjitha partive politike, në raport me një proces që shkel sovranitetin e Kosovës. Votimi për zgjedhjet qofshin ato parlamentare apo siç ishte me referendum të një shteti tjetër është i paraparë, ekzistojnë metoda se si votohet, votohet me shkuarje në shtetin ku mbahen zgjedhjet, me postë apo në zyret e atij shteti”, tha ajo, duke shtuar se nuk e beson fare që ka prishje të raporteve të Kosovës me ndërkombëtarët.

    Për më shumë klikoni në video:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark