Pas vizitës në Shqipëri, Erdoganin e viziton Vuçiçi në Ankara - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas vizitës në Shqipëri, Erdoganin e viziton Vuçiçi në Ankara

    Insajderi
    17 January 2022 - 23:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të presë në Turqi Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Takimi vjen menjëherë pas vizitës së Erdogan në Shqipëri ditën e sotme.

    Mësohet se të martën Vuçiç do të udhëtojë për një vizitë njëditore në Ankara për të marrë pjesë në punimet e Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit Turqi-Serbi.

    Fokusi i takimit do të jenë disa marrëveshje për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, ndër të cilat është dhe ajo e bashkëpunimit ushtarak, pasi Serbia është e interesuar për të blerë dronët luftarakë turq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark