Situata me Covid - Ambasada e Gjermanisë del me një njoftim rreth aplikimeve për viza - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Situata me Covid – Ambasada e Gjermanisë del me një njoftim rreth aplikimeve për viza

    Insajderi
    18 January 2022 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se e kanë reduktuar numrin e terminëve për aplikime për viza.

    Sipas njoftimit të ambasadës, arsye për këtë është rritja e numrit të rasteve me COVID-19 dhe variantit Omicron.

    Ambasada se ka përjashtuar mundësinë që edhe terminet e rezervuara dhe të konfirmuara të anulohen apo shtyhen.

    “Për shkak të rritjes së numrit të Covid-it dhe variantit Omikron, i cili po përhapet edhe në Kosovë, përkohësisht numri i termineve që vihen në dispozicion çdo ditë për aplikime për viza është dashur të reduktohet ndjeshëm. Nuk mund të përjashtohet mundesia që edhe terminet që janë rezervuar dhe konfirmuar tashmë mund të anulohen/shtyhen. Nëse e keni rezervuar një termin, ju lutemi kontrolloni rregullisht kutinë tuaj të postës elektronike”, thuhet në njoftimin e ambasadës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark