Biznesmenit shqiptar ia qëllojnë veturën 3 herë me armë zjarri, i shpëton atentatit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Biznesmenit shqiptar ia qëllojnë veturën 3 herë me armë zjarri, i shpëton atentatit

    Insajderi
    18 January 2022 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Biznesmeni 63 vjeçar, Lulzim Masha u sulmua me pistoletë paraditen e sotme.

    Në drejtim të automjetit të tij u qëllua 3 herë me pistoletë, por ai nuk mori lëndime.

    Gjatë deklarimit para policisë, ai ka mohuar të ketë qenë shënjestër e sulmit me armë, ndërsa policia po heton disa pista.

    Automjeti “Mercedes Benz” i pronarit të shkollës private ‘Wilson’ u qëllua në lëvizje, në një rrugicë buzë Liqenit Artificial.

    Autori që qëndronte në trotuar, shkrepi 3 herë pistoletën por Lulzim Masha nuk u prek nga asnjë plumb.

    63-vjeçari administrator dhe pronar i shkollës private ‘Wilson’ udhëtonte i vetëm.

    Sipas dëshmitarëve okularë në vendngjarje, roje të lokaleve aty pranë dhe shitës ambulantë nuk janë dëgjuar zhurma çka ka shtyrë hetuesit të dyshojnë se mund të jetë përdorur një pistoletë me silenciator.

    Burime nga policia bëjnë me dije se Masha nuk njihet si person problematik apo i skeduar, ndërsa një nga pistat që po hetohet është për konflikte tokash.

    Gjatë marrjes në pyetje, vetë biznesmeni ka mohuar të ketë qenë shënjestër e sulmit madje sipas tij plumbat në makinë kanë qenë aksidentale pasi kishte vënë re se në trotuar po konfliktoheshin disa të rinj./Euronews Albania


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark