Dërgohet me urgjencë në spital, ndërron jetë 3-vjeçari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dërgohet me urgjencë në spital, ndërron jetë 3-vjeçari

    Insajderi
    19 January 2022 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në spitalin e Elbasanit, ku një 3-vjeçar ka ndërruar jetë.

    Mësohet se i mituri, mjekohej në shtëpi, ndërkohë që është dërguar nga familjarët e tij me temperaturë të lartë në spital.2-vjeçari nga fshati Kusarth është dërguar në gjendje të rëndë me urgjencë në Pediatrinë e spitalit të Elbasanit dhe është futur në oksigjen, ndërsa ishte prekur nga Pneumonia bilaterale.

    Po ashtu ai kishte insufiçence respiratore akute dhe insufiçence kardiake.

    “Më datë 19.01.2022, në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasi i mitur A. I., 3 vjeç, i cili pas disa orësh ka humbur jetën.

    Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.”, thuhet në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark