Insajderi
Insajderi

Rritja alarmante e raste – Ministria e Shëndetësisë paralajmëron masa të reja kufizuese

Insajderi
19 January 2022 - 15:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Kosovë sot janë konfirmuar 2050 raste me coronavirus, shifër kjo rekorde që nga gushti i vitit të kaluar.

E duke u bazuar në situatën epidemiologjike, Ministria e Shëndetësisë së shpejti do të dalë më masa të reja kufizuese.

Kështu ka konfirmuar Drin Podrimqaku, këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Ministri është në vazhdimësi në takime dhe duke përcjellë situatën epidemiologjike, bazuar në rekomandimet së shpejti do të dalim me masa të reja”, konfirmoi ai për telegrafin.

Aktualisht në Kosovë vlejnë masat kufizuese të ndërmarra gjatë vitit 2021, ku pas orës 24:00 deri në ora 05:00 vlen ora policore.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: nga 9.194 testime, 2.050 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

“Sot janë shëruar 462 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.371. Në total numri i rasteve aktive është 7.266. Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.348 doza të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

MSH gjithashtu ka njoftuar se, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.728.214 doza të vaksinës.

Deri më sot 798.225 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 40.561 doza përforcuese dhe 2.191 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark