Shkatërrohet tjetër bandë italo-shqiptare në Bolonja, pastronin paratë nga trafikimi i drogës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkatërrohet tjetër bandë italo-shqiptare në Bolonja, pastronin paratë nga trafikimi i drogës

    Insajderi
    19 January 2022 - 19:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    17 persona janë arrestuar nga policia italiane, si pjesë e një operacioni të gjerë antidrogë. Ky është operacioni i dytë i këtij lloji brenda pak ditëve, ku u çmontua mënyra se si vepronte një organizatë italo-shqiptare.

    Ata siguronin drogën në Shqipëri dhe në Italinë e Jugut, e më pas, e shpërndanin gjerësisht në Bolonja e rrethinat e saj. Të arrestuarit gjatë atij operacioni, akuzohen edhe për pastrim të parave që vinin nga trafikimi i drogës. Paratë, pastroheshin nëpërmjet bizneseve të mëdha e të vogla.

    Kjo bëri që policia të sekuestrojë një sërë biznesesh në zonën e Bolognjës, shkruajnë mediat italiane.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark