Insajderi
Lajme

Krasniqi: Më vjen mirë që nuk jam pjesë e koalicionit qeverisës

Insajderi
24 March 2016 - 11:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se “me vjen më shumë se mirë që nuk jam pjesë e këtij koalicioni qeverisës, mbase as pjesë e institucionit përfaqësues – Kuvendit.”

Kjo sepse sipas tij, partnerët e koalicionit “nuk e kanë asnjë përgjegjësi për politikat e tyre publike, të cilët nuk e kanë asnjë përgjegjësi për qytetarin, kombin e shtetin”.

Në një opinion të tij të publikuar të enjten, Krasniqi ka ripërsëritur kërkesën që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme duke thënë se zgjidhjen e krizës politike në vend duhet besuar qytetarëve e jo “despotëve nga të cilët ikën demokracia”./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark