Mustafa fton pjesëmarrësit e luftës në Siri të kthehen në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa fton pjesëmarrësit e luftës në Siri të kthehen në Kosovë

    Insajderi
    24 March 2016 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur keqardhjen dhe dhimbjen për të gjitha viktimat në Bruksel, si pasojë e sulmeve terroriste.

    Në një adresim në seancën e Kuvendit të Kosovës, Mustafa tha se Kosova është mobilizuar dhe organet e rendit po bëjnë punën e tyre që ta ruajnë sigurinë në Kosovë.

    “Edhe pse në numër të vogël, unë ju bëjë thirrje qytetarëve tanë që po marrin pjesë në luftimet në Siri, që të kthehen në Kosovë dhe të vetëdijësohen për dëmet që mund të shkaktojnë me veprimet e tyre. Ne shprehim interesimin tonë që të jemi pjesë e aleancës globale kundër terrorizmit, që si pasojë po rrezikohet demokracia”, ka deklaruar Mustafa./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark