“Mijëra euro, vetura e dhurata luksoze” , Rikthehet rasti me ish-kryetarin e Shtërpcës në fokus Brezovica - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Mijëra euro, vetura e dhurata luksoze” , Rikthehet rasti me ish-kryetarin e Shtërpcës në fokus Brezovica

    Insajderi
    23 January 2022 - 20:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliç është arrestuar me 21 dhjetor të 2021-ës për rastin “Brezovica”. Arrestimi i tij është bërë nën dyshimin për veprën penale si keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrjes dhe dhënies së ryshfetit, gjegjësisht për dhënien e leje për ndërtimet në Brezovicë.

    Për ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliç, Prokuroria dyshon se ka përfituar 1 milion euro nga dhënia e lejeve për ndërtim të vilave në zonën e Brezovicës.

    Për InDoks, prodhim i Gazetës Insajderi ka folur avokati mbrojtës i Nikoliçit, Artan Qerkini.

    Qerkini tha se në këtë fazë ndjehet i pabarabartë me Prokurorinë, ani pse ligji përcakton një procedurë tjetër, pasi që Prokuroria as nuk po i jep qasje në dosje e madje edhe letrat ku mundet ai që të ankohet ia dërgon që të përgjigjet edhe brenda ditës.

    “Në fakt ne kemi kërkuar që të kemi qasje në dosjen hetimore ngase një gjë të tillë na mundëson Kodi i Procedurës Penale, natyrisht prokuroria ka diskrecion që të refuzojë propozimin tonë për qasje mirëpo duhet ta sjell një vendim me shkrim dhe të na jepet mundësia që ne ti drejtohemi gjyqtari të procedurës paraprake”, tha ai për InDoks.

    Ky avokat për herë të parë ka zbuluar për InDoks se në rastin ku një aktakuzë dhe një gjykim për ndërtime të egra e të paligjshme në ‘Brezovicë’ po vazhdon ishte hetuar bash Bratislav Nikoliçi.

    Çuditërisht edhe pse rasti duket i ngjashëm tash me operacionin e ri ‘Brezovica’, përveç që është shtuar dhënia e ryshfetit, ndaj ‘Brates’, ‘Vëllait’, ishin mbyllur hetimet dhe nuk u akuzua.

    Ai u arrestua dhe kërkesa për paraburgim përveç për të u bë ishte bërë edhe për Dimitrije Rashiçeviç, Dragomir Milosajveviç, Hysni Bajramin, Raif Bajramin, Rijad Hasnaini, Blerim Imerin, Sasha Spasiçin, Jadran e Kostiçin. Disa persona janë në kërkim dhe ende nuk janë evidentuar në dokumentet e deponuara në Gjykatë.

    Dosja që e ka siguruar InDoks tregon që deri tash Prokuroria dyshon që edhe nga persona të tretë për ish-Kryetarin e Shtërrpcës, Bratislav Nikoliç, me nofkën ‘Brata’- ‘vëllai’, janë marrë ryshfete shumë të majme që të jepeshin leje për vila e hotele në Brezovicë.

    Sipas dosjes ka pasur raste kur janë dhënë edhe 100 mijë euro, e në disa raste edhe mbi 200 mijë euro. Ryshfeti, sipas dosjes, jo gjithherë ka qenë para por edhe dhurata të shtrenjta, përfshirë edhe veturat.

    Kërkesën për paraburgim ndaj Nikoliçit po e cilëson si ndryshim drastik të pozitës procedurale, avokati i tij mbrojtës. 

    “Po ka qenë nën hetime dhe në atë rast edhe pse kemi të bëjmë me fakte të njëjta, hetimet ndaj tij janë mbyllur. Tash për njëherë lëre më që po fillon po rifillon hetimi por ai po vendoset në paraburgim dmth është ndryshim drastik i pozitës procedurale  për faktet e njëjta, pra prej një person ndaj të cilit po mbyllen hetimet, ju po e merrni statusin e personit të paraburgosur unë prapë po e përsëris nuk kam qasje në prova dhe thjesht po më pamundësohet që të ofrojë mbrojtje efektive në rastin konkret. Po ta kisha mundësinë që të kem qasje në prova atëherë besoj se edhe përgjigja ime edhe në pyetjen tuaj të parashtruar do të ishte shumë më konkrete”, ka deklaruar Qerkini në InDoks.

    Avokati ka vëretjej të shumta se si po zhvillohen hetime për rastin “Brezovica”, sidomos për akuzat që janë ngritur kundër klientit të tij.

    “Së paku në bazë të dokumentacionit që unë e kam në posedim se kam në posedim vetëm vendimet e gjykatës dhe kërkesat e prokurorisë diçka më shumë nuk kam në dispozicion unë menjëherë ë kam vërejt një anomali të madhe juridike ngase edhe në këtë procedurë që është zhvilluar ndaj z.Nikoliçvërehet se ai për fakte të njëjta dyshohet për tri vepra penale  që është në kundërshtim me parimin e ligjshmërisë sepse ai dyshohet për veprën penale keqpërdorim I detyrës zyrtare, marrje ryshfeti dhe ushtrim i ndikimit tri këto vepra bëjnë pjesë te një kapitull dhe nëse bëjnë pjesë në një kapitull atëherë vlen parimi i ligjit special, e përjashton ligjin gjeneral në rast se ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës nuk ka mujt me kry veprën penale keqpërdorim i detyrës sepse ai nuk ka lëshuar leje, nuk ka mujt me kry veprën penale të marrjes së ryshfetit sepse për të kryer këtë vepër penale ti duhet ti cenosh përgjegjësitë e tua që rrjedhin nga pozita zyrtare dhe thashë se pozita e tij zyrtare nuk ka qenë dhënia e lejeve i vetmi”.

    Por sa i pasur është ish-kryetari i Shtërpcës?

    Brtislav Nikoliç ka mbi 131 mijë e 98 euro kesh të gatshme tri banka të Kosovës dhe një të Serbisë.

    Në deklarimin e tij në Agjencinë Kundër Korrupsion, ish-kryetari i Shtërpcës ka deklaruar se ka një veturë të vitit 2019, vlera e së cilës është 65 mijë euro. Figuron edhe një banesë në vlerë të 50 mijë eurove.

     Dokumentari i plotë: InDoks | Elita e ryshfetit


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark