Abazoviq iu kundërpërgjigjet protestuesve që e quajnë tradhtar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazoviq iu kundërpërgjigjet protestuesve që e quajnë tradhtar

    Insajderi
    21 January 2022 - 21:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dritan Abazoviq së fundmi është përballur me një turmë protestuesish, të cilët edhe kanë bërë thirrje ofenduese në drejtim të tij.

    Një nga protestuesit e quajti atë “tradhtar” por Abazoviq ju përgjigj duke i thënë “Tradhtinë kërkojeni diku tjetër”.

    Këto ngjarje vijnë pak ditë pasi Lëvizja Qytetare Ura e Abazoviqit njoftoi se ka dërguar në procedurë parlamentare mocionin për mosbesimin e Qeverisë së Krivokapiqit.

    Kjo nismë është nënshkruar nga anëtarët e koalicionit “E zeza mbi të bardhë”, Lëvizja Ura dhe Lidhja e Qytetarëve CIVIS, që janë pjesë e koalicionit aktual qeverisës si dhe partitë opozitare Partia Socialdemokrate, Socialdemokratët, Partia Boshnjake, Lista Shqiptare, Koalicioni Shqiptar dhe një pjesë e Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark