Përdhunonte adoleshenten shqiptare, kush është prifti që u arrestua sot në Greqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përdhunonte adoleshenten shqiptare, kush është prifti që u arrestua sot në Greqi

    Insajderi
    21 January 2022 - 21:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një prift grek 37 vjeç u arrestua këtë të premte, pasi akuzohet se ka përdhunuar dhe keqtrajtuar seksualisht një vajzë të mitur.

    Ka qenë denoncimi i 16-vjeçares,e cila u ka thënë hetuesve se makthi i saj ka nisur që në moshën 13-vjeçare dhe ka zgjatur për gati 4 vite, deri në momentin që gjeti forcën të flasë për ngjarjen tragjike.

    Autori i ngjarjes është prift dhe shërben në një kishë në lagjen Kato Patisia të Athinës, zonë në të cilën banon edhe familja shqiptare.

    Ai vetë është prind i tre fëmijëve. 37-vjeçari ka mohuar akuzat, por autoritet thonë se tashmë e kanë konfirmuar autorësinë e tij në përdhunimin e të miturës, ndërkohë që në kompjuterin e tij janë gjetur materiale pornografike.

    Ai u dërgua në gjykatë, e cila vendosi ta çojë në burg, ndërsa gjatë mbrëmjes të së premtes raportohet se ka edhe të paktën një denoncim të dytë për akt të njëjtë prej tij.

    Sinodi i shenjtë i kishës greke urdhëroi menjëherë pushimin e tij nga puna dhe nisi një hetim të brendshëm lidhur me ngjarjen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark