Erion Veliajt i publikohen audio-incizimet me fjalë banale, synon ta kontrollojë futbollin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Erion Veliajt i publikohen audio-incizimet me fjalë banale, synon ta kontrollojë futbollin

    Insajderi
    24 January 2022 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nuk ka qetësi në Shqipëri sa i përket futbollit, pasi ka nisur një ‘luftë’ në distancë mes kryetarit të FSHF-së, Armando Dukës dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.

    Zgjedhjet për të parin e futbollit shqiptar janë vendosur më 2 mars, ku Armand Duka kërkon edhe një mandat e kundër kandidat e ka Dritan Shakohoxhën.

    Por në këtë mes është futur edhe i pari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili po e sulmon në të gjitha mënyrat Armand Dukën.

    Federata shqiptare e Futbollit ka zbardhur audion e Erion Veliajt i cili flet në gjuhën më vulgare të mundshme.

    Ndër të tjera Veliaj thotë se futbolli është i vetmi ishull që se ka në kontroll dhe dëshiron ta marrë edhe atë.

    Më poshtë keni videon nga konferenca e FSHF-së ku dëgjohen edhe fjalët më banale të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark