Reagimi i ashpër nga Gastronomët për masat e reja: Pasojat për rritjen e rasteve nuk janë jetime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Reagimi i ashpër nga Gastronomët për masat e reja: Pasojat për rritjen e rasteve nuk janë jetime

    Insajderi
    24 January 2022 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka reaguar sërish për masat e reja antiCovid të vendosura ditë më parë.

    Sipas tyre mosdëgjushmëria dhe arroganca nga ana e Qeverisë e ka pru gjendjen deri këtu, me krizë të thellë shoqërore dhe ekonomike, e cila sipas tyre rrezikon të thellohet edhe më shumë.

    “Paralajmërimet, qëndrimet, dhe kërkesat tona po fillojnë të marrin kuptim gradualisht, duke u dëshmuar se kriza vetëm po thellohet, pasojat për rritjen e rasteve nuk janë jetime (sepse verës jemi akuzuar për rritjen e rasteve, ndërsa kësaj here nuk jemi lejuar të punojmë, pra mos-kontrollimi i personave që vijnë nga jashtë)”, thuhet tutje.

    Nga kjo shoqatë kanë kërkuar qe të kihen parasysh kërkesat e drejtuara nga ata, në mënyrë që të krijohet një front i përbashkët i ‘luftës’.

    Reagimi i plotë:

    MASAT ANTICOVID TË DËMSHME DHE KUNDËRLIGJORE

    Masat e fundit kundër pandemisë, përditë po dëshmohen si të panevojshme (sepse nuk kanë mbështetje shkencore), të dëmshme (sepse po shkaktojnë stres shoqëror dhe ekonomik), dhe të kundërligjshme (sepse nuk po i marrin parasysh udhëzimet e OBSH-së, ref. par. 4, Nenit 8 të Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës).

    Paralajmërimet, qëndrimet, dhe kërkesat tona po fillojnë të marrin kuptim gradualisht, duke u dëshmuar se kriza vetëm po thellohet, pasojat për rritjen e rasteve nuk janë jetime (sepse verës jemi akuzuar për rritjen e rasteve, ndërsa kësaj here nuk jemi lejuar të punojmë, pra mos-kontrollimi i personave që vijnë nga jashtë). Pra, tash nuk jemi të vetëm ne të zëshëm që po prekemi nga këto masa, sepse arroganca e Qeverisë ka shku aq largë duke e acaruar gjithë shoqërinë në krizë, vendet fqinje dhe institucionet ndërkombëtare.

    Mosdëgjushmëria dhe arroganca e ka pru gjendjen deri këtu, me krizë të thellë shoqërore dhe ekonomike, e cila rrezikon të thellohet edhe më shumë.

    Ju bëjmë thirrje që sa më shpejtë të ndërroni qasjen dhe ti ktheheni për së mbari menaxhimit të pandemisë dhe krizës ekonomike.

    Merrni parasysh kërkesat që ju kemi drejtuar, duke i diskutuar ato nga afër e jo duke krijuar shumë fronte në një luftë të përbashkët!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark