Jahja Kokaj kërkon një minutë heshtje pas fjalimit të tij në Kuvned, deputetët ngrihen në këmbë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jahja Kokaj kërkon një minutë heshtje pas fjalimit të tij në Kuvned, deputetët ngrihen në këmbë

    Insajderi
    24 January 2022 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj pasi ka folur për krizën energjetike dhe mundësinë e shtrenjtimit të rrymës, në fund të fjalës së tij ka kërkuar të mbahen një minutë heshtje për vdekjen e profesorit Rifat Gjota.

    Kokaj tha se dëshiron ta shfrytëzojë në këtë mënyrë një minutë nga koha e tij, ndërsa u kërkoi të ngrihen në këmbë edhe deputetët tjerë.

    “Dhe në fund, kërkoj që minutin e fundit, apo një minutë e gjysmë ta shfrytëzoj për diçka që kam dëshirë t’ju lus – kur flasim për efiçencë, energji – këto ditë ka vdekë profesor doktor Rifat Gjota, për të cilin unë kam dëshirë këtu para jush në Parlament ta mbaj një minutë zi dhe ata që dëshirojnë ta bëjnë të njëjtën kam dëshirë që të ngrihen në këmbë”, tha Kokaj.

    Me këtë u pajtua kryeparlamentari Glauk Konjufca. Ai tha se kontributi i Rifat Gjotës në shkencë ka qenë i madh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark