Detaji i pavërejtur: PDK-ja u fut në debatin për rrymën pa sulmuesin kryesor, ishte i lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaji i pavërejtur: PDK-ja u fut në debatin për rrymën pa sulmuesin kryesor, ishte i lënduar

    Insajderi
    24 January 2022 - 21:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës sot kanë marrë pjesë në seancën për krizën energjetike pa sulmuesin kryesor. Ai është lënduar.

    Po si sulmues kryesor që është, Ardian Kastrati komentet i dha nga shtëpia. Ai ka thumbuar Kurtin duke thënë që ai është gëzuar që Kastrati nuk ka mundur të marr pjesë në Kuvend.

    “As Maqedonia, as Shqipëria, as Mali i Zi, as Serbia nuk e kane shtrenjtu rrymën sa ju e as nuk kanë apliku reduktime në masën që ju bëni edhe pse kriza globale vlen edhe për këto shtete:, ka shkruar Kastrati.

    Ai madje e ka quajtur Kurtin edhe mashtrues.

    “Për shkak të paaftësisë tuaj i morrët në qafë qytetarët o fëmijë të përgazët, o rrenca…..me këtë shtrenjtim po e futni në fukarallëk ekstrem qytetarin e Kosovës”, ka shkruar ai ndër të tjera”, tha ai.

    Në mungesë të sulmuesit kryesor të PDK-së dhe deputetëve të tjerë, draft-rezoluta kundër rritjes së energjisë sipas propozimit të ZRRE-së ka dështuar të miratohet. Kjo pasi në kohën kur u hodh në votim, në sallë ishin prezentë vetëm 45 deputetë.

    Rezoluta do të hedhet në votim në seancën e së mërkurës./GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark