Shpërthimi i tritolit në banesën e Armand Dukës, reagon Basha - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthimi i tritolit në banesën e Armand Dukës, reagon Basha

    Insajderi
    24 January 2022 - 23:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shpërthim me eksploziv ndodhi mbrëmjen e sotme në banesën në Durrës të kreut të FSHF-së, Armand Duka.

    Ngjarjen e rëndë e ka komentuar edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale

    Basha i bën thirrje drejtësisë që të mos qëndrojë duarkryq por të nisi menjëherë hetimet, ndërsa ngjarjen e cilëson si kulmin e tensioneve që po kalon FSHF për shkak të zgjedhjeve.

    Postimi i plotë:

    “Zhvillimet rreth FSHF-së, tregojnë edhe njëherë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim të vetëm ka zaptimin me çdo mjet, të çdo institucioni. Strategjia e tensionit e shpalosur ditën e sotme, që kulmoi me eksplozivin e vendosur këtë mbrëmje në banesën e familjes Duka duhet të ndërpritet me urgjencë dhe drejtësia të mos qëndrojë duarkryq”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark