Sherr mes vajzave, 18-vjeçarja i ngul thikën një vajzë dhe zhduket - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sherr mes vajzave, 18-vjeçarja i ngul thikën një vajzë dhe zhduket

    Insajderi
    25 January 2022 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një sherr mes dy vajzave ka ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku njëra ka përfunduar e plagosur me thikë në spital.

    Burime zyrtare bëjnë me dije se një 18 vjeçare me banim në kryeqytet është shpallur në kërkim pasi goditi me thikë një 20-vjeçare pas një sherri mes tyre duke e lënë të plagosur. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe autoambulanca që kanë dërguar të renë e plagosur në spital.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë shpalljen në kërkim të shtetases M. Z., 18 vjeçe, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një 20-vjeçare, e cila është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia, e cila po heton për zbulimin e shkaqeve të këtij sherri që për pak i kushtoi jetën 20-vjeçares”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark