Ambasadat shqiptare ndërpresin punën në 5 shtete, kjo është arsyeja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadat shqiptare ndërpresin punën në 5 shtete, kjo është arsyeja

    Insajderi
    25 January 2022 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadat shqiptare në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë do të kufizojnë ose ndërpresin punën për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia e koronavirusit.

    Lajmi është bërë i ditur këtë të martë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. “Në disa prej shteteve të përmendura më lart, kufizimet apo ndërprerja e punës vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike”, thuhet në njoftim.

    Ndërkohë, ministria bën të ditur për qytetarët shqiptarë në këto shtete se në rast të emergjencave të kontaktojnë në numrat e mëposhtëm.

     Stamboll: +905459461456

    Ankara: +905449622617

    Mynih: +4915237913997

    Romë: +393420498192

    Athinë: +306941658183


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark