Pas transmetimit të InDoks reagon Prokuroria, jep sqarim për skandalin 'Brezovica' - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas transmetimit të InDoks reagon Prokuroria, jep sqarim për skandalin ‘Brezovica’

    Insajderi
    25 January 2022 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Artan Çerkini është avokat i ish-Kryetarit të Shtërpcës, Bratislav Nikoliç. Ai për “InDoks”, ka thënë se në këtë fazë ndjehet i pabarabartë me Prokurorinë, pasi që Prokuroria as nuk po i jep qasje në prova për rastin ‘Brezovica’, ku klientit të tij tanimë i është shqiptuar masa e paraburgimit.

    Kodi i Procedurës Penale në këtë drejtim është i qartë thuhet se mbrojtja njoftohet 3 ditë para skadimit të afatit të paraburgimit nëse prokuroria ka parashtruar kërkesë për vazhdimin e paraburgimit në mënyrë që edhe mbrojtja të ketë një afat të arsyeshme për të dhënë përgjigje në pretendimet e prokurorisë, ky afat në rastin konkret nuk është respektuar ngase unë në ditën e sotme unë e kam pranuar propozimin e prokurorit për vazhdimin e paraburgimit…”, ka thënë Çerkini në Indoks.

    Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Prokuroria Themelore në Ferizaj, që sipas tyre ky deklarim nga avokati nuk qëndron, duke dhënë arsyet pse.

    “…për hir të informimit korrekt, njofton opinionin publik se deklarimet e bëra në emisonin “InDoks”me titull “Elita e ryshfetit”të datës 23 Janar 2022, nga avokati mbrojtës i të pandehurit Bratislav Nikolić, z.Artan Çerkini, për mos qasje në dosjen hetimore nga ana e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, nuk qëndrojnë për faktin se Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka pranuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit me numër PN.1.nr.1549/2021, me datë 18 Janar 2022, një ditë para afatit të skadimit të masës së parabugimit, nga i cili është vërtetuar aktvendimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, mbi caktimin e masës së paraburgimit dhe të njëjtën ditë, Prokuroria e ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Ferizaj, propozimin për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve në rastin “Brezovica”, thuhet në reagimin e prokurorisë.

    Andaj, sipas tyre fakti se mbrojtësi i të pandehurit, në këtë rast avokati A.Ç., nuk ka pranuar me kohë propozimin për vazhdimin e masës së paraburgimit, shkak është se lënda ka qenë në Gjykatën e Apelit për vendosje sipas ankesës së mbrojtësve të të pandehurve dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Gjykata Themelore në Ferizaj, ende nuk e kishin pranuar atë.

    Është bërë me dije që avokati do të njoftohet me kohë për qasje në këtë fazë të hetimeve.

    “Kurse, sa i përket ankesës së avokatit mbrojtës A. Ç., për mos qasje në shkresat e lëndës, Prokuroria informon të njëjtin se do të njoftohet me shkrim se në cilat pjesë të shkresave të lëndës, mund të ketë qasje në këtë fazë të procedurës”.

    /GazeataInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark