Meraklia i thikave më të veçanta në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Meraklia i thikave më të veçanta në Kosovë

    Insajderi
    27 January 2022 - 17:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjësendet e fiksuara në fëmijëri, dhe dëshira për të mbledhur sa më shumë, mund të kthehen në koleksione në të ardhmen.

    I tillë është rasti i Aheron Bobaj, koleksionuesi i thikave, i cili përtej angazhimeve, si konsulent dhe punës në forenzikë, një pjesë të kohës ja dedikon edhe këtij pasioni.

    “Puna e koleksionit, ka filluar qysh kam qenë fëmijë, këto thika nuk jnaë që janë bërë për një kohë të shkurtë këto janë thika që janë bërë me dekada dhe dekada”.

    Prej shpatave e deri tek ato prerëse minimaliste, janë detaje të cilat duan kohë, përkushtim dhe përkujdesje.

    “I keni parë si janë të lyera dhe të pshtjellura, vetëm nese i kërkojnë koleksionistët apo i blejë, përndryshe janë të pa ekspozuara”, shprehet ai.

    Për Bobaj këto thika kanë shumë rëndësi, madje ai thotë se vetëm nga profesionistët furnizohet me to.

    “Kjo është një prej thikave të para që I kam blerë në Kosovë prej Zizi Shala, është në Instagram Epirot blades, keni me pa çfarë pune të shkëlqysheshme bënë Zizi. Ai nuk shetë vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj, Epirot blades për ju koleksionar nuk keni më të mirë, keni për të u mahnitur”.

    Me një numër të madh të tyre mbi dyqind sosh, me materiale dhe forma të ndryshme, janë këto armë të ftohta, që kanë karakteristika të veçanta dhe ruajnë nga një histori secila nga to.

    “Kjo është thika që ma ka dhënë gjyshi para shumë viteve, kur kam qenë 12-13 vjetë, është një thikë shumë e përdorur, çka nuk I kanë bërë kësaj thike të shkretë, edhe shikojeni sa ka mbijetu, normal që unë e kam mirëmbajtë pak, por është si shpatë”, theksoi koleksionuesi Bobaj.

    Studimet jashtë vendit dhe udhëtimet në destiancione të ndryshme, kanë bërë që të arrihet ky numër, por përseri Kosova mbetet si destinacioni më i preferuar për blerjen e tyre, edhe pse është më vështirë gjetja e tyre.

    Aheroni mendon që këtë hobi ta vazhdojë edhe më tutje, por që të përfitojë nga kjo, nuk është në planet e tij.

    “Me fillu me regjistrime të një organizate dhe me fillu me gara, se ajo ka qenë edhe grupi që e kam pasë në facebook, e kam ende quhet My knifes – thikat e mija”.

    Dashuria e madhe për koleksionin e thikave e bënë atë të dallohet nga të tjerët!

    Për të parë më shumë shikojeni videon e bashkangjitur:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark