Rritje ekonomike apo rritje e çmimeve, çka realisht ndikoi në rritjen e buxhetit të Kosovës? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rritje ekonomike apo rritje e çmimeve, çka realisht ndikoi në rritjen e buxhetit të Kosovës?

    Insajderi
    30 January 2022 - 20:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti në seancën ku po mbahet për projektbuxhetin e vitit 2022 është shprehur se ekonomia e Kosovës asnjëherë nuk ka parë një rritje ekonomike më të lartë se sa në vitin 2021.

    “Do ta mbyllim këtë vit me një rritje ekonomike me 10 për qind dhe rritje të të hyrave me 33 për qind. Të dyja këto si rezultat i një qeverisje të mirë”, ishte shprehur Kurti teksa nuk përmendin rritjen e çmimeve bazike në vend.

    Kjo i bie që si rezultat i rritjes së çmimeve, që kanë çuar në rritjen e taksave e që praktikisht: qytetarët e bizneset kanë paguar më shumë taksa, prandaj është mbushur më shumë buxheti.

    Këtë për InDoks prodhim i Gazetës Insajderi e ka sqaruar edhe kryetari i Odës së Afarizmit, Skënder Krasniqi.

    Skënder Krasniqi – Oda e Afarizmit

    “Përgjithësi rritja e buxhetit është për shkak rritjes së çmimit dhe që shteti dhe biznesi është detyru të paguja rritjen e çmimit psh nëse një produkt është pagu 2 euro, u pagu 18% për 2 euro kur është ardh 5 euro, paguajë 18% për 5 euro kjo ka qenë më shumë se sa 2 euro dhe në këtë mënyrë ka pasur edhe rritje përgjithësi rritje e të hyrave të shtetit për shkak të rritjeve të çmimeve globale që kanë afetku pastaj edhe tek ne”, ka sqaruar ai për InDoks.

    Ndërkohë ai përmendi se si qeveria nuk tentoi t’i ulëte çmimet e qysh kjo ndikoi direkt në xhepin e qytetarit.

    “…dhe në këtë drejtim nuk kemi pasur as përpjekje të qeverisë për një ndërhyrje në këto çmime me i ulë, me i përkrahë bizneset që çmimet me qenë në treg më ulët bizneset u detyruan me i dhanë çmimet ashtu dhe për këtë kemi rritje edhe në të hyrat e shtetit për shkak se të hyrat kryesore 80% e të hyrave janë nga Dogana dhe në moment që një produkt hyn në Kosovë detyrohet të paguhet edhe TVSH-në edhe Doganën kjo e ngarkon xhepin e qytetarëve e biznesit por i shton të hyra për momentin edhe shtetit”, ka thënë ai.

    Krasniqi përmend edhe mungesën e përkrahjes për prodhuesit vendor dhe varësin që e kemi si shtet nga importi.

     “…ka pasur të hyra më shumë në këtë drejtim, kapacitetet tona prodhuese janë shumë të vogla dhe në këtë drejtim është punu gjatë gjithë këtij 20 vjet shumë pak që të rrisim prodhimin, që duhet investim për rritje të prodhimeve vendor në mënyrë që kishim mujt me ndërhy pastaj më shumë, me çmime më të ulëta për qytetarët e Kosovës kjo nuk ka ndodhur edhe nuk ka ndodh edhe një përkrahje e prodhuesve vendor në këtë drejtim që me pas buxhet më të mirë ose mundësi më të mirë që me pas produkte më të lira në treg dhe jemi varuar kryesisht nga çmimet që kanë ardhur nga importi”, ka theksuar kryetari i Odës së Afarizmit.

    Për ‘rritjen e buxhetit’, rritjen e ekonomike e rritjen e vendeve të punës siç po pretendon Qeveria e Kurtit për InDoks foli edhe Berat Rukiqi, kryetari i OEK-ut.

    Berat Rukiqi – Oda Ekonomike e Kosovës

    Rukiqi thotë se përkundër që statistikat thonë se ka pasur rritje ekonomike kjo ska ndikuar në xhepin e qytetarit.

    “Statistikisht kemi disa konstatime prej asaj që thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar për 7% parashikim mbetë me pa e deri te ajo që kemi projeksionet e qeverisë prej 10 për qind, të Bankës Qendrore prej 9.9 për qind, kjo duket e lartë dhe e pabesueshme dhe nëse merren indikatorët e rritjes së të hyrave dhe pjesës që ka ardhë përmes remitencave dhe ngritje së konsumit që ka ardhë dmth vitin e kalum një vit me pandeminë shumë pak është konsumu, rutinës së konsumit, kemi pas një verë të begatshme, të gjitha këto mund të na sjellin te më shumë të ajo e Fondit Monetar Ndërkombëtar, megjithatë problemi qëndron çdo rritje ekonomike nëse e sheh prapë organizatat ndërkombëtare të specializume përfshi edhe institucionet financiare ndërkombëtare, si Fondi Monetar thonë që ky inflacione zbeh perspektiven e rritjes ekonomike edhe për me j’au thjeshtësu njerëzve i bien që edhe pse statistiksht duket si rritje ekonomike në xhepin e tyre nuk reflektohet”, ka thënë ai për InDoks.

    Kryetari i Odës Ekonomike sqaroi edhe pjesën për ‘rritjen e vendeve të punës’.

    “Ka ndiku në Buxhet të Shtetit po mendoj, ka ndiku në statistikat kombëtare makro ekonomike po e njëjta nuk është përkthy në zhvillim nuk është kthy si me thënë një jetë ma të mirë për qytetarin. Po tash që prapë po kthehemi statsitikisht është ajo korrekte po në bazë të informatave që i kemi nga Administrata Tatimore nuk janë vende të reja të punës por janë formalizim i vendeve të punës që kanë qenë të paformalizume”, potencoi ai.

    Rukiqi nuk mohon se beson në vlerësimet e institucioneve financiare, por thotë që po përzihen konceptet rritje ekonomike dhe zhvillim ekonomik.  

    “Jo jo unë besoj në vlerësimet e institucioneve financiare ndërkombëtare dhe besoj që statistikisht ekziston rritja ekonomike. Por njerëzit kanë prirje me përzi rritjen ekonomike me zhvillim ekonomik, janë dy koncepte të kundërta totalisht. Normalisht rritje e vazhdushme me një vlerë të caktume me një normë të caktume të rritjes ndikon në zhvillim mirëpo këtë vit rrethanat janë tjera dhe pikërisht për shkak të inflacionit që e kemi muajve të fundit  e zbeh rritjen ekonomike dhe pamundëson ndikimin e kësaj rritje ekonomik”, tha mes tjerash ai.

    InDoks | Krejt dhe Shtrenjtë – Dokumentari i plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark