“Një prej problemeve kryesore të ngritjeve të çmimeve është lobimi i partive politike” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Një prej problemeve kryesore të ngritjeve të çmimeve është lobimi i partive politike”

    Insajderi
    30 January 2022 - 20:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjendja ekonomike në Kosovë është rënduar pas rritjes së çmimeve bazike, ushqimore e së fundmi në diskutim është edhe ngritja e çmimit të energjisë elektrike.

    I ftuar në “InDoks”, Selatin Kaçaniku, drejtor i organizatës “Konsumatori” rritjen e çmimeve e lidh direkt me politikën.

    Sqaron se si po ndodh e gjithë kjo.

    “Ka shumë po e përmendi një, një prej problemeve kryesore të ngritjeve të çmimeve është lobimi i partive politike dhe i të propozuarave të tyre, të zgjedhurve nga ne me votat tona në qeverinë në Kuvend e gjetiu sepse ato harrojnë që subvencionohen nga buxheti të cilën e gjeneron qytetari dhe familja konsumatore dhe marrin donacione dhe subvencione  nga bizneset, disa janë edhe pronarë ose aksionarë biznesesh dmth  këto janë konfliktet të qarta të interesit siç është në konflikt të interesit edhe ligji mbi financimin e partive politike”, ka thënë Ka, ka thënë Kaçaniku për InDoks.

    Kaçaniku shprehet i indinjuar se si termi ‘konsumator’ spo gjenë përdorim nga partitë politike, edhe në rastet kur flitet për rritje të energjisë.

    “Partia politike duhet të financohet nga anëtarësia jo të detyrohet me ligj, jo ligjërisht një dikush ta financojë një parti anëtare e së cilës nuk është, as simpatizant e mund ndodh që është pjesë e atij 60% të cilit nuk i interesojnë partitë politike sepse nuk dalin as në zgjedhje, ky është konflikt I interesit kjo është shkelje e rëndë e ligjit, shkelje kushtetuese e cila shpërfaqet edhe në Kuvend edhe në Qeveri sepse siç po e shohim edhe ne shumë pak edhe në këto kontestimet e ngritjes së energjisë elektrike shumë pak përmendet konsumatori, qytetari konsumator ose familje konsumatore kryesisht këto janë grindje për karrige politike ose ekspozime politike ose karriera politike  për ta rrëzu njëri tjetrin siç kanë vepruar edhe deri më tani, por gjithmonë duke e viktimizuar familjen dhe qytetarin konsumator”, ka deklaruar ai.

    InDoks | Krejt dhe Shtrenjtë – Dokumentari i plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark