Pas diskutimit për rritjen e çmimit të energjisë, Kuçi thotë se kanë dalë në këto përfundime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas diskutimit për rritjen e çmimit të energjisë, Kuçi thotë se kanë dalë në këto përfundime

    Insajderi
    30 January 2022 - 20:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), kanë dalë me propozimin për rritje të faturave më 17 janar, pasi çmimet e energjisë elektrike janë rritur edhe në tregjet evropiane, duke i ndikuar kështu edhe çmimet e importeve të Kosovës. Janë shprehur se gjatë vitit 2021 është shënuar rritje e ndjeshme e kërkesës për energji elektrike – gjë që ka cenuar sigurinë e furnizimit dhe, javë më parë, ka çuar në reduktime.

    Aktualisht propozimi i ZRRE-së është në konsultim publik.

    Për temën e propozimit për ngritjen e çmimit të energjisë InDoks, ka folur me anëtaren e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi.

    Ajo tha se i kanë përcjell të gjitha detajet nga fillimi dhe kanë dalë në disa konkluzione. Ndër to që qeveria Kurti është shndërruar në zëdhënëse të KEDS-it.

    “I kemi përcjell prej fillimit detajet i kemi hi analizave, kemi parë raporte financiare të ndryshme për të ardhur në konkluzionin se çka po ju bëhet qytetarëve të Kosovës me këtë shtrenjtim të energjisë, 1) është padrejtësi e madhe, 2) është totalisht mungesë e përgjegjësisë që  e ka pasur Qeveria e Kosovës në inkasimin që KESCO dhe KED-si i kanë pasur borxh KEK-ut, në vend që inkasoheshin nga KEK-u 50 milionë euro borxh që kompania private ja kishte kësaj të fundit ne si subvencionuam humbjet e tyre, ne rimëkëmben profitin e një kompanie private në kurriz të taksapagueseve tonë. Pra jemi mundu që këto gjetje që i kemi bë me konferenca të ndryshme dhe me aksione t’i vëmë në pah dhe t’a ndalojmë që kjo të finalizohet dhe të bëhet akt i krym”, ka thënë ajo për InDoks.

    Kuçi ka treguar edhe pse kanë zgjedhur tash protestën si formë e kundërshtimit të rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

    “Deri 600 khw sa është shpenzuar mbetet çmimit i njëjtë mirëpo një banesë e vogël 60 metra katror edhe nëse jeton vetëm 15 ditë të muajit e ke këtë faturë paramendo familjet që janë më shumë njerëz dhe paramendo çfarë bëjnë pensionistet të cilët marrin 90 euro rrymë. Pra nuk ka kauzë më të madhe sesa kjo që ti bashkojë opozitën dhe qytetarët e vendit në kundërshtim të këtij vendimi edhe po presim mbështetje me 29 janar që të dalim të gjithë pavarësisht subjektit politik sepse jemi mundu këtë protestë mos me lidh me PSD-në por me qenë protestë e cila me të vërtetë na lehtëson një vendim i tillë ose të paktën do ta ndalonte vështirësimin e jetës në Kosovë”, është shprehur ajo.

    Përkundër që PSD do të mbajë protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi shprehet se do të ketë rritje të energjisë elektrike.

    “Jo unë mendoj që ZRRE është edhe e thanë në parlament që nuk ka rrugëdalje pra tarifat edhe struktuar tarifore pra kthimi i bllok tarifës do të ndryshojnë. Do të ketë rritje të çmimeve të energjisë elektrike. Përveç nuk mundem me fol me përqindje sepse është kalkulim goxha kompleks apo reflektimi i kësaj varion në përqindje”, ka thënë ai për InDoks.

    InDoks | Krejt dhe Shtrenjtë – Dokumentari i plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark