“Qeveria Kurti po i tallë dhe fyen qytetarët e Kosovës” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Qeveria Kurti po i tallë dhe fyen qytetarët e Kosovës”

    Insajderi
    30 January 2022 - 20:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria Kurti po i fyen e po i tallë qytetarët e këtij vendi. Kështu ka thënë për InDoks, Natyra Kuçi kur është pyetur për deklaratat e Kurti dhe kabinetit të tij për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

    Shton që Qeveria Kurti është shndërruar në zëdhënëse të Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS).

    “Për mua ishin të gjitha deklaratat prej fillimit kur edhe ZRRE-ja nuk kishte paraqitur kërkesat e veta kaq të qarta për vetëm një financim ende pa dal kërkesat e ZREE-së qeveria ishte shndërruar në zërin e KEDS-it, një qeveri përparimtare e vet thirrur e majtë ajo nuk na mëson se si të jetojmë më keq, se sit ë kthehemi në parahistori dhe të jetojmë pa rrymë, ajo na mëson, na ofron neve kushtet bazike elementare që ne të shfrytëzojmë rrymën për çka duam dhe ta paguajmë atë faturë”.

    Natyra Kuçi – PSD

    “Mirëpo kjo qeveri sidomos Glauk Konjufca kur thotë që duam ti disiplinojmë qytetarët, Artane Rizvanolli kur thotë duhet t’i hekim joystickat nga rryma, Mimoza Kusari kur thotë ka vetëm një zgjidhje që është ‘duhet ta kurseni sepse po e shpenzoni shumë’ apo Albin Kurti kur thotë që ‘nuk e dini sa ju ka ardhë fatura se keni paguar lirë’ gjitha këto janë tallje dhe fyerje e qytetarëve të këtij vendi”, ka thënë Kuçi në InDoks.

    Duke folur për këto deklarata, Natyra Kuçi nga PSD-ja ngre dyshime edhe për vetë legjitimitetin e Qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti. A mundet me këtë qasje kjo Qeveri të i përfaqësoi njerëzit që e kanë votuar. Qeveria Kurti 2 është  qeveria e vetme e Kosovës së pasluftës ku partia në pushtet ka mbi 51 për qind të votave.

    Sipas saj tendencat e kësaj qeverie janë autoritare.

    “Kjo i bije, të mos i vlerësosh ata dhe të mos i respektosh ata, e kur nuk i respekton e si vlerëson ti s’mund ti përfaqësosh ata njerëz, pra në qoftë se vërtete mendon që ne jemi njerëz të cilët nuk dimë ta shpenzojmë energjinë elektrike, shpenzojmë shumë, i mbajmë joystickat në rrymë pra nëse futesh edhe familje dhe don me të eduku e disiplinu kjo është një tendencë autoritare e qeverive që e bëjnë dalë ngadalë, pra të bëjnë ty me u ndi në faj pse shteti nuk të furnizon me rrymë, këtë propagandë të tij nuk duhet absolutisht ta përqafojmë duhet ta luftojmë e kundërshtojmë”, tha ajo.

    Gjatë bisedës, Kuçi thekson se Kurti ka ndryshuar qëndrimet.

    “…sepse është i njëjti kryeministër që ka thënë se tepër shtrenjtë e paguajmë ne rrymë se jemi popull shumë i varfër, nuk kemi pare me pagu pra kemi aq shumë kontradikta të cilat I ka thënë Albin Kurti saqë është e vështirë edhe ti përfillësh, është kjo shpjegimi i shkurt që i bien një kryeministër popullsitë besoj që nuk ka me funksionu Kosovë duke pasur parasysh edhe median edhe opozitën edhe qytetarët e vendit tashmë janë mësu me kundërshtim dhe janë mësu me të kalurën të cilën nuk e durojnë aq gjatë sa e kane duruar më herët”, tha anëtarja e PSD-së.

    InDoks | Krejt dhe Shtrenjtë – Dokumentari i plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark