“Shkëlqen” Open Ballkan’i i Edi Ramës: Serbia bllokon prodhimet e Shqipërisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shkëlqen” Open Ballkan’i i Edi Ramës: Serbia bllokon prodhimet e Shqipërisë

    Insajderi
    30 January 2022 - 02:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Afërsisht 3 ton e gjysmë speca të kuq nga Shqipëria do të groposen në shtetin Serb.

    Në datën 17 janar para se eksportuesi Rrapi Hazizi të niste kamionin me 10 perime të ndryshme për në Serbi, ai I analizoi ato në një laborator të akredituar.

    Sipas kësaj fletanalize speci i kuq është cilësor.

    Në datën 19 janar institucioni serb që kontrollon ushqimin, vendos të rianazojë kamionin që ishte i ngarkuar me perime, nga analizat doli  që  speci i kuq kishte ngarkesë të lartë pesticidesh.

    Agronomët thonë se sa më shumë kohë të kaloj, aq më lehtë shpërbëhet lënda active e pesticidit. Por cuditërisht analiza e dytë e bërë në serbi tregoi të kundërtën.

    Edhe pse eksportuesi kërkoi ri-analizim të produktit në një shtet tjetër të BE-së, kjo kërkesë u rrëzua nga shteti serb, për pasojë vendimi u mor që speci i kuq të groposej./tch


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark