Lajçak e Escobar mbërrijnë në Presidencë, takohen me presidenten - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lajçak e Escobar mbërrijnë në Presidencë, takohen me presidenten

    Insajderi
    31 January 2022 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Gabriel Escobar kanë mbërritur në Presidencë te shefja e shtetit, Vjosa Osmani.

    Lajçak ka thënë se Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet mirëpo askush me mendje të shëndoshë nuk do “Republika Srpska” në Kosovë. Serbia ka të drejtë t’i japë propozimet e saj për Asociacionin, por kosovarët nuk do të detyrohen të nënshkruajnë diçka të dëmshme për vendin e tyre, ka siguruar emisari evropian.

    Video:

    “Qëllimet e këtij takimi mund të them se janë tri. E para, për ta treguar mesazhin e unitetit, për të treguar se dialogu është i ndërmjetësuar nga BE’ja dhe i mbështetur nga ShBA’ja. E dyta, për të dëgjuar nga partnerët dhe për të diskutuar me ta se si të ecim përpara me procesin dhe, e treta, për të diskutuar disa çështje aktuale, ka thënë Lajçak, duke mos treguar se cilat tema do të diskutohen. Tha se “do t’ju informojë në fund, pas vizitës”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark