Koreografi i njohur kërkon që të takohet me Fjolla Ujkanin: Do t’i shpjegoj se çfarë është vallëzimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Koreografi i njohur kërkon që të takohet me Fjolla Ujkanin: Do t’i shpjegoj se çfarë është vallëzimi

    Insajderi
    31 January 2022 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Profesori i Biologjisë në Vushtrri, Lulëzim Paci është bullizuar pas publikimit të një video në TikTok, ku ai shihet duke vallëzuar.

    Ai me lot në sy ka rrëfyer sot se është duke i përjetuar rëndë ofendimet që po merrë pasi videot e tij u bënë virale.

    Në mbështetje profesorit i ka dalur profesori i koreografisë, Dilaver Kryeziu.

    Ai ka pasur kritika për deputeten e Vetëvendosjes, Fjolla Ujkani.

    Kryeziu e ka ftuar Ujkanin që më 29 prill, në ditën e vallëzimit, të vie në emisionin Frontal në T7, e t’i mësoj se çfarë është vallëzimi.

    “Nuk e di kjo deputetja që ne e kemi edhe ditën e vallëzimit me 29 prill dhe të vie deputetja këtu në studion e juaj këtu me 29 prill edhe t’i shpjegoj se çfarë është vallëzimi. I them deputetes quhem Dilevar Kryeziu, jam njeriu më i thirrur i lamisë së vallëzimit në trojet shqiptare, profesor i vallëzimit, koreograf që 35 vite, krijues i 17 koreografive”, ka deklaruar ai.

    Tutje Kryeziu ka thënë se nuk është turp që një person të vallëzoj dhe se profesori nuk ka bërë asnjë krim dhe vetëm se e ka avansuar kulturën e Kosovës.

    “Po të merresh me një profesor që i bënë qejf vetes në shtëpinë e vet në odën e vet, në qilimat e vetë, në ato shtratat e veta, dhe të thuash se ka bërë krim, unë nuk e di se çfarë është krimi, a e di ajo se çfarë është krimi? Nuk po e njoh deputeten, nuk po e di e cilës parti, është deputete e parlamentit që e kemi votu ne vet”, ka shtuar ai.

    Ndërkohë,

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani sot i ka kërkuar falje Pacit, teksa shtoi se një numër i konsiderueshëm i atyre që kanë reaguar, sipas Ujkanit, e kanë shfrytëzuar për sulme politike./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark