Dikur Lumir Abdixhiku kritikonte për rritje çmimesh, sot 'çele guri gojën' për Qeverinë e Albin Kurtiti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dikur Lumir Abdixhiku kritikonte për rritje çmimesh, sot ‘çele guri gojën’ për Qeverinë e Albin Kurtiti

    Insajderi
    01 February 2022 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në vitin 2013-të, Lumir Abdixhiku kritikonte ashpër Qeverinë e Hashim Thaçit për rritjen e çmimeve për produktet kryesore të ushqimit. Atëherë në cilësinë e profesorit të Ekonomisë.

    Tani kur Lumir Abdixhiku ka nën timon partinë më të madhe opozitare në vend, LDK-në, kritikat i ka lënë anash ani pse ka rritje edhe më të mëdha të çmimeve. Madje nuk po e kritikon fare Qeverinë e Albin Kurtit. Në masë po tingëllon si një bashkëpunim në heshtje.

    Në një postim në Facebook, Abdixhiku bënte kalkulime me rritjen e çmimeve. Thoshte se në pesë vitet (2008-2013), kosovarët janë varfëruar deri në 30%. Por tani kur produktet e përmendura nga Abdixhiku kanë arritur çmime edhe më të larta nuk kemi parë llogaritje të tilla nga ky i fundit.

    Buka, vaji, sheqeri, mishi e pastaj nafta por edhe energjia në vitet e fundit kanë pësuar ngritje edhe më të lartë e sidomos nën qeverisjen Kurti, për të cilën kemi parë një Abdixhik të heshtur.

    Ndërkohë nën qeverisjen Kurti, çmimet e produkteve, ato bazë për shportën e familjes kanë pasur rritje drastike. Pos tyre, rrugës së pashmangshme për shtrenjtim është edhe energjia elektrike. Edhe çmimi i ujit. Por, nuk është rritur paga. Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë një analizë të çmimeve. Raporti i fundit i dhjetorit 2021, kur e krahason me atë të dhjetorit të vitit 2020 del që në përgjithësi ka një rritje çmimesh për 6.7 për qind.

    Për rritjen e çmimeve nën titullin “Krejt dhe Shtrenjtë”, InDoks, të dielën transmetoi dokumentarin ku flitet për rritjen e çmimeve, menaxhimin nga Qeveria Kurti e për pretendimet e kësaj të fundit se ka rritje të buxhetit. Ekspertët sqarojnë që me rritjen e çmimeve ka pasur edhe rritje të buxhetit.

    /GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark