Imami kosovar kërkon nga Kurti të lejohet shkollimi i vajzave me shami nëpër shkollat e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Imami kosovar kërkon nga Kurti të lejohet shkollimi i vajzave me shami nëpër shkollat e Kosovës

    Insajderi
    01 February 2022 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Labinot Maliqi, imami kosovar ka kërkuar nga kryeministri i vendit, Albin Kurti të shfuqizohet vendimi për vendosjen e shamisë.

    Maliqi ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook që pas deklaratës së Kurtit se “Jam i gatshëm t’i përgjigjem të gjitha kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Kosovës”, ka kërkuar nga ky i fundit të ndërmarrë hapa.

    Sipas imamit edhe çështja e shamisë po vazhdon të shkaktojë bullizëm, tek vajzat të cilave sipas po iu ndalohet shkollimi.

    “Edhe ndalesa e Ministrisë së Arsimit për bartjen e shamisë në shkolla, po vazhdon të shkaktoj #bullizëm tek ato vajza që e bartin atë”, ka shkruar ai.

    Video:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark