Këta janë personat që vdiqën tragjikisht në lumin Shkumbin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë personat që vdiqën tragjikisht në lumin Shkumbin

    Insajderi
    02 February 2022 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së djeshme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd u regjistrua një aksident tragjik. Pas përplasjes me një makinë tjetër, mjeti i familjes nga Kukësi përfundoi në lumin Shkumbin duke shkaktuar ngjarje fatale.

    Pas aksidentit u regjistruan 3 viktima, Elmi Keqja 53-vjeç, bashkëshortja Elona Keqa 35-vjeç dhe shtetasi Elis Sulmataj 18 vjeç.

    Ndërkohë të mbijetuarit që ndodhen në spital janë Elisiado Keqa rreth 10 vjeç, Ambra Halili rreth 20 vjeç. Mësohet se çifti Keqja ishte me orgjinë nga Kukësi dhe me personat e tjerë që ishin në makinë dhe që janë të plagosur rëndë, kishin lidhje familjare.

    Ata ishin nisur nga Kukësi për të shkuar në Korçë për të festuar një ditëlindje, por momentet e gëzimit për familjen kuksiane nuk zgjatën shumë, pasi automjeti me të cilin ata udhëtonin u përplas me një tjetër makinë tip “Ford” dhe për pasojë drejtuesi humbi kontrollin duke përfunduar në lumin Shkumbin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark