Prindërit nuk i lejojnë fëmijët të shkojnë në shkollë për shkak të vajzës me Syndrome Down - Reagon babai i saj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Prindërit nuk i lejojnë fëmijët të shkojnë në shkollë për shkak të vajzës me Syndrome Down – Reagon babai i saj

    Insajderi
    02 February 2022 - 14:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ilir Ademi nga Gostivari ka publikuar një fotografi të vajzës së tij, Ëmblës, ku ajo shihet e vetme në klasë.

    Sipas tij, arsye pse ajo gjendet e vetme në klasë është se prindërit nuk i kanë lejuar fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë për shkak të vajzës së tij që është me Syndrome Down.

    “Sot filloi gjysëmvjetori i dytë për të gjithë fëmijët, nxënësit dhe moshatarët e vajzës time Ëmblën, vetëm Ëmbla jonë nuk e gëzoi këtë ditë sepse dikush ia ndalë këtë ndjesi, që mos të filloj me moshatarët e vet….derisa të gjithë gëzohen se fëmijët e tyre nisën gjysëmvjetorin e dytë, na si prindër të Ëmblës e mendojm kur do të filloj gjysëmvjetori i dytë për Ëmblën pasi që u bojkotua në gjysëmvjetorin e parë nga prindërit ( nënat) e moshatarëve të Ëmblës…me hajër na qoftë”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark