Abazoviq para seancës së shkarkimit të tij: Të votojnë si të mendojnë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazoviq para seancës së shkarkimit të tij: Të votojnë si të mendojnë

    Insajderi
    03 February 2022 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me rastin e seancës së sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit në Malin e Zi, në rend dite është shkarkimi i zëvendëskryeministrit, Dritan Abazoviq.

    “Nuk pres asgjë nga seanca, le të votojnë të gjithë ashtu siç mendojnë”, u tha Abazoviq gazetarëve në parlament.

    Ai shtoi se në seancën e së premtes pret votë mosbesimi ndaj qeverisë aktuale.

    Abazoviq po ashtu u shpreh se ka disa opsione se si duhet të duket qeveria e ardhshme, duke shtuar se zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja.

    “Është ideale të kesh një qeveri që do të ketë mbështetjen e të paktën 49 deputetëve, të cilët duan që vendi të ecën përpara. Mendoj se janë 81 të tillë” – tha ai.

    I pyetur nëse ka pasur vlerësime të sigurisë në lidhje me protestën, ai tha se situata ishte “jashtëzakonisht e rregullt”, duke kujtuar se protestat e ditëve të mëparshme ishin paqësore.

    “Por, nëse dikush mendon se po bën apokalips, kjo nuk do të ndodhë” – tha Abazoviq.

    Duke iu përgjigjur pyetjes nëse në skenë është tradhtuar vullneti elektoral i qytetarëve, ai tha se për ministra të caktuar nuk është formuar një qeveri private.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark