Rama për ngritjen e çmimit të naftës: Shikojeni Kosovën, problem i përgjithshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama për ngritjen e çmimit të naftës: Shikojeni Kosovën, problem i përgjithshëm

    Insajderi
    03 February 2022 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çmimet e naftës, të benzinës e të gazit janë ngritur në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Kjo është pasuar me reagime të shumta nga qytetarët, ndërsa reagim pati edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

    Rama i ka kthyer përgjigje në rrjetin social “Facebook” një komentuesi, i cili i ka kërkuar Ramës që çmimi i naftës të ulet.

    “Rritja e çmimeve është një problem i përgjithshëm sot, mjafton të shihni Kosovën për të mos shkuar më larg, ndërkohë që, siç kam premtuar, ne po mbajmë më shumë kosto për buxhetin, mburojën mbi çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë e biznesin e vogël, që kudo ka kërcyer e po kërcen lart”, i ktheu përgjigje Rama një komentuesi.

    Qytetari, ndër të tjera, ka shtuar se këto çmime nuk përkojnë me nivelin e rrogës, e për këtë kryeministri shtoi se: “Sa për rrogat, ato janë rritur e do vazhdojnë të rriten, por rritja e rrogave nuk bëhet sipas dëshirës sonë, pasi unë i pari do doja t’i rrisja menjëherë të gjitha, por çdo rritje jashtë mundësive, do të thotë falimentim total në pak muaj, si në kohën e Sudes, prandaj duhet punë e durim”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark