Insajderi
Insajderi

Në listën e 10 deputetëve që shpenzuan më shumë për karburante, reagon Artan Abrashi

Insajderi
04 February 2022 - 08:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Në listën e 10 deputetëve që shpenzuan më shumë për karburante, reagon Artan Abrashi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në media mbrëmë janë publikuar emrat e dhjetë deputetëve që kanë shpenzuar më së shumti para nga buxheti i shtetit për të mbuluar shpenzimet të karburantit gjatë periudhës nëntor-dhjetor.

Në këtë listë është edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i cili ka dalë me një sqarim publik për këtë çështje.

Sipas tij, kjo punë rregullohet me Rregulloren e Kuvendit të Kosovës dhe meqë ai jeton në Prizren, thotë se gjatë muajve nëntor – dhjetor 2021 ka udhëtuar mbi 35 herë nga vendbanimi i tij për të marrë pjesë në seanca të Kuvendit e në mbledhje të komisioneve parlamentare.

“Shumë deputetë nuk jetojnë në kryeqytet, përfshirë edhe mua. Meqë jetoj në Prizren dhe në muajt nëntor-dhjetor kam udhëtuar mbi 35 herë Prizren-Prishtinë, me distancë prej 84 kilometra, kam kaluar përafërsisht mbi 2940 km vajtje, 2940 km ardhje. Sipas kësaj logjike të gjithë deputetët duhet të zhvendosen në Prishtinë për ekonomizim të shpenzimeve. Unë këtë gjë nuk mund ta bëjë. Do të jetoj në Prizren. Faleminderit”, ka shkruar ai në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark