InDoks | Zbutja e ‘Zajednicës’ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    InDoks | Zbutja e ‘Zajednicës’

    Insajderi
    05 February 2022 - 13:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë kaluar 7 vite nga koha kur Albin Kurti para popullit thoshte që “Qeveri po ia jep çerekun e shtetit tonë Serbisë përmes ‘Zajednicës’ që na ‘bosnizon’”.

    Në vitin 2015, kur Vetëvendosje po organizonte protestë pas proteste, përfshirë edhe protestën “Zajednica ka vdekur’ ishte shfaqur shumë dhunë. Në atë kohë policët nuk sulmoheshin me nga një shuplakë, por përgjakeshin nga protestuesit.

    Tash në postin e Kryeministrit, Albin Kurti ka filluar që të zbut qëndrimin ndaj Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Nuk po i thotë më as ‘Zajednicë’. Po i thotë Asociacion.

    InDoks në këtë episod sjell një rrëfim krejt tjetër për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Rrëfyer nga dy ish-kryediplomatët kosovarë të kohërave kur u bënë negociatat jo vetëm për këtë temë, por edhe për plotë tema të tjera me rëndësi.

    Emisioni i plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark