Insajderi
Insajderi

“Tung, ditën e mirë”, Haxhi Avdyli nuk përgjigjet për shpenzimet për derivate

Insajderi
04 February 2022 - 10:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Tung, ditën e mirë”, Haxhi Avdyli nuk përgjigjet për shpenzimet për derivate
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli ka refuzuar të përgjigjet për shpenzimet për karburant të publikuara në media mbrëmë.

I kontaktuar nga Gazeta Insajderi, Avdyli nuk deshi të komentojë për këtë çështje duke thënë se është i zënë në një takim dhe e mbylli telefonin.

“Jam nxan në një takim, tung, ditën e mirë”, i tha Avdyli Gazetës Insajderi.

Haxhi Avdyli është në listën e 10 deputetëve që kanë shpenzuar më shumë para nga buxheti i shetit për të mbuluar shpenzimet e derivateve.

Ai ka shpenzuar gjithsej 630 euro për rrugën Prishtinë-Prizren për periudhën nëntor-dhjetor 2021.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark