
Ish-ministri i Punëve të Jashtme nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë.
Hoxhaj për InDoks ka thënë se dialogu me Serbinë është përdorë për ta luftuar njëri-tjetrin. Duke aluduar në kundërshtimi që partia e Kurtit i bëri në të kaluarën qeverive që udhëhiqnin me dialogun.
Sipas tij më kollaj ka qenë të arrihet marrëveshja në 2014-2015-ën, e më lehtë do të jetë në 2022-ën sesa në 2025-ën, e kur e thotë këtë thotë se e ka një arsye.
“Unë mendoj që më lehtë ka qenë të arrihet marrëveshje p.sh në 2014-15-ën, sesa në 2022-ën por më lehtë mund të jetë në 2022 sesa në 2025-ën dhe përtej postit politik unë e kam një bindje që si intelektual kemi rënë në njëfarë kurthe të brendshëm dhe në kurth të brendshëm kemi ra në 2015-16-ën kur dialogun e kemi përdorë si platformë për ta luftu njëri-tjetrin dhe jo për ta luftu politikisht Serbinë”, tha Hoxhaj për InDoks.
Ish-kryediplomati ka ironizuar me Kurtin duke i përmendur rritjen e çmimit të energjisë thotë se edhe qeverisë së tij do t’i vije një faturë e shtrenjët, veçse prej politikës së jashtme,
“Jemi realisht duke ble kohë, jemi duke ble kohë dhe frika ime është që ta përdori një metaforë sikurse iu ka ardhë fatura e mund të ju vije fatura e shtrenjtë për çmimin e rrymës, nëse ju vjen pas nja 4-5 vjet një faturë e shtrenjtë prej politikës së jashtme unë e kam për detyrë që ta them këtë në 2022-ën se çka do të bën z.Kurti është detyrë e tij por nuk mundet ky vend të jeton me iluzionin që ne në pafundësi duhet të jemi jashtë OKB-së dhe kujt si bën përshtypje kjo temë”, ka deklaruar ai.
Hoxhaj foli edhe për nevojën e madhe që Kosova të jetë sa më parë pjesë e OKB-së.
“Nëse ne do të ishim shtet anëtar i OKB-së në mars të 2008-ës, unë do të isha i pari më radikali, më i qarti, më i zëshmi për t’ju thënë qytetarëve të Kosovës fare nuk kemi nevojë të takohemi me kërkon, hiç, as me Serbinë por meqë në 2008 në shkurt ne e kemi shpallë Pavarësinë dhe tash mas 14 vjete jemi edhe më tutje jashtë sistemit tonë, ndërkombëtar të OKB-së, shqetësimi im është që se çka do të ndodh me këtë vend pas 3 vitesh nuk është që do të zhbëhet pavarësia e Kosovës, do të jetë e pavarur por do të jemi edhe më fragjil, më të ndishëm që të na godasin ndërkombëtarisht”, tha ai.
Dokumentari i plotë – InDoks | Zbutja e ‘Zajednicës’