“Po shohim një Kurti që ka ndërruar qëndrim për ‘Zajednicën” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Po shohim një Kurti që ka ndërruar qëndrim për ‘Zajednicën”

    Insajderi
    06 February 2022 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Marrëveshja duhet të arrihet. Jemi të gatshëm që të punojmë për këtë dhe kur bisedojmë, të bisedojmë për marrëveshje. Nuk bëjmë dialog për dialog. Jemi konstruktivë, jemi seriozë dhe njëkohësisht e vëmë theksin tek ajo, për të cilën po pajtohen gjithnjë e më shumë të gjithë faktorët ndërkombëtarë, e që e ka thënë në mënyrë shumë të qartë [edhe] presidenti i SHBA-së, Joe Biden, që marrëveshja për normalizimin e plotë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke”, tha Kurti të mërkurën.

    Këto deklarata zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi i ka cilësuar si ndyrshim të qëndrimit të kryeministrit, Albin Kurti kundrejt Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

    Sipas tij deklaratat e Kurtit tani në pushtet, po janë më të kujdesshme.

    “I kam dëgjuar pra deklaratat e kryeministrit Kurti edhe zëvendëskryeministrit i cili momentalisht në udhëheqje të dialogut, e kam parë për të mirë deklaratën e kryeministrit Kurti ,pasi që ajo deklaratë ka treguar një ndryshim të pozicionit të kryeministrit Kurti pra ka qenë një deklaratë me e kujdesshme ka qenë deklaratë e cila gjithashtu e ka reflektu edhe atë deklaratën e Ambasadës amerikane e cila I ka përdor ato 3 fjalët kyçe që janë, të jetë më fleksibil, më urgjent dhe më konstruktiv dialogu por ato fjalë kanë qenë të reflektuara edhe në deklaratën e kryeministrit Kurti”, ka thënë Selimi për InDoks prodhim i Gazetës Insajderi.

    Ish-Ministëri i Drejtësisë dhe pjesë e delegacionit kosovar kur u nënshkrua marrëveshja Kosovë-Serbi në ShBA në Qeverinë e Avdulla Hotit e komenton pak me ironi e pak me pozitivitet tendencën e Albin Kurtit për të ndërruar qëndrimin duke rrëshqitur nga ‘Zajednica’ te ‘Asociacioni’.

    Edhe faktin që e ka shumicën në parlament e sheh si pozitive.

    “Pra i kam përcjell deklaratat e tij të mëhershme ku ka qenë kategorik kundër Asociacionit prej 2013-ës pra e dini i ka pasur ato protestat “Zajednica”, nuk kalon ka qenë kundër dialogut, ka thënë që dialogu duhet të zhvillohet vetëm pasi që Serbia të kërkojë falje Kosovës për të vrarit e të zhdukurit, tash e ka ndryshu qëndrimin sepse po merr pjesë në dialog, po është konstruktiv edhe me deklaratat e tij kjo e fundit ishte shume deklaratë e matshme që tregon që ka pasur një ndryshim të pozicionit të z.Kurti”, tha ai.

    Selimi ka vlerësuar kyçjen direkt të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi.

    “…Tash duhet të presim ta shohim takimin e radhës të cilit do ta ketë në Bruksel e cili sipas gjitha gjasave do të jetë me datën 19, një takim mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurtit, pra ta shohim se si do të rrjedh ai takim, por ajo çka është e rëndësishme është që SHBA-të tash janë aktiv, janë pjesë e tavolinës gjë që qeveritë e kaluara e kanë kërkuar e ngulm që të jenë pjesë e kësaj tavoline BE tashmë e ka ndryshu edhe retorikën ndaj Kosovës, pra përmend sovranitetin, kushtutshmërinë, funksionalitetin që janë shumë të rëndësishme sepse pe njeh subjektivitetin ndërkombëtarë edhe pse 5 shtete i kemi jo njohëse dhe z.Lajçak vjen nga një shtet jo njohës, retorika e tij ndaj Kosovës është pozitive”, u shpreh ai.

    Dokumentari i plotë – InDoks | Zbutja e ‘Zajednicës’


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark