Përkrahë Thaçit për nënshkrimin e Asociacionit, Hoxhaj për InDoks zbulon prapaskenat e nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Përkrahë Thaçit për nënshkrimin e Asociacionit, Hoxhaj për InDoks zbulon prapaskenat e nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë

    Insajderi
    06 February 2022 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Marrëveshja e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe e arritur në vitin 2013 ishte një nga temat që i dërguari Special për Ballkanin Përendimor, Gabriel Escobar dhe i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak diskutuan me autoritetet kosovare, liderët e opozitës dhe shoqërinë civile.

    InDoks në këtë episod ka trajtuar pikërisht këtë temë. Ka folur me figurat që ishin direkt të përfshirë në këtë marrëveshje. Ishin pjesë e ekipës së ish-kryeministrit, Hashim Thaçi.

    Enver Hoxhaj i ftuar në InDoks ka thënë se e dinte saktë se çka donin serbët përmes marrëveshjes së asociacionit. Shton se kërkesat e tyre i panë me shqetësim.

    “2013 prill unë kam qenë ministër i jashtëm dhe jo vetëm pse kam qenë me pozitë politike si ministër i jashtëm dhe kam pas përgjegjësi direkte, kam qenë pjesë e ekipit të kryeministrit Thaçi e kam përcjell në detaje debatet për marrëveshjen e parë të normalizimit të raportit Kosovë-Serbi dhe natyrisht se dikush i cili ka qenë pjesë e ekipit të negociatave në Vjenë në 2006-2007, atje ekipi strategjik së bashku me Lutfi Hazirin, Skënder Hysenin, Blerim Shalën dhe Ardian Gjinin, unë e kam ditë në detaje se çka kanë dashtë serbët”, thotë Hoxhaj.

    Ai sqaroi se çka përfshinte marrëveshja e nënshkruar atëherë nga kryeministri Thaçi.

    “Unë mendoj se ajo çka parashihet në marrëveshje të prillit 2013, ku ofrohet që Asociacioni duhet të ketë një rol ekonomik, rol në arsim, në shëndetësi, në planifikim hapësinor dhe urban, janë katër fusha të cilat fusha janë me marrëveshje të prillit, ne në atë kohë i kemi pa me shqetësim, po kjo marrëveshje ka qenë e menduar të jetë pjesë e një marrëveshje finale të ndërsjellët dhe ka qenë ky vizoni jonë në atë kohë”, tha Hoxhaj për InDoks prodhim i Gazetës Insajderi.

    Hoxhaj tregon se cili ka qenë synimi i qeverisë së atëhershme kur pranuar, e nënshkruar marrëveshjen për asociacion.

    “Krejt në fillim të procesit e mbajë mend takimin e parë që kemi pas me zonjën Ashton ku ka qenë kryeministri Thaçi, Vlora Çitaku, Bekim Qollaku dhe unë, në takimin e parë të delegacionit të fillimit dhe Edita Tahiri. Në atë kohë zonja Mogherini ka fol për një mundësi se si të integrohen serbët në veri të Kosovës që ka qenë qëllimi jonë brenda strukturave të shtetit duke e përcaktu një karakter të veçantë të situatës në veri, asgjë më shumë, asgjë më pak, të një karakteri të veçantë dhe natyrisht qëllimi jonë nuk ka qenë që ne përmes integrimit të serbëve ta dezintegrojmë Kosovën, por qëllimi ka qenë kauzë e drejtë politike, ti integrojmë serbët në veri të vendit dhe kudo në Kosovë në fushën e arsimit, shëndetësisë, të planifikimit urban përmes një mekanizmi të tillë”, tha ish-kryediplomati.

    Ndërkohë, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në tetor të 2015-ës e dërgoi për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilën më 25 gusht në Bruksel e kishin nënshkruar Kosova dhe Serbia.

    Veprimin e presidentes për ta dërguar në Kushtetuese marrëveshjen e nënshkruar në 2015-të e ka cilësuar si të drejt Enver Hoxhaj i PDK-së.

    “…dhe natyrisht për neve të cilët kemi pas një rol gjatë negociatave të vitit 2006-2007 në Vjenë ku unë p.sh çdoherë kam qenë i vetëdijshëm që Serbia e ndjek një politikë të objektivave pa limit. Ne s’kemi qenë naiv në një proces të tillë dhe kur Presidentja Jahjaga e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese mendoj që ka bërë hapin e drejte dhe të duhur se shqetësimet e tilla i kem pas edhe ne”, ka thënë ai për InDoks.

    Dokumentari i plotë – InDoks | Zbutja e ‘Zajednicës’


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark