Insajderi
Lajme

Jahjaga: Pa integrim në BE dhe NATO, e ardhmja jonë bëhet e paqartë

Insajderi
24 March 2016 - 17:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja në largim e Kosovës, Atifete Jahjaga ka deklaruar se pa integrimin në BE dhe NATO, e ardhmja jonë bëhet e paqartë. Këto fjalë Jahjaga i tha në Këshillin Atlantik, në Uashington të SHBA-së.

Ajo ka thënë se vakumi në të cilin momentalisht e gjejmë veten i ka hapur rrugë dhe mundësi forcave dhe agjendave të cilat tradicionalisht kanë kërkuar që të minimizojnë çfarëdo lloj suksesi në Ballkan dhe më gjerë.

Presidentja ka folur edhe për kontributin e Aleancës Veriatlantike për ruajtjen e paqes e të sigurisë në Kosovë e rajon, për mbështetjen ndërkombëtare të rindërtimit e zhvillimit të Kosovës, si edhe për shpalljen e pavarësisë dhe të konsolidimit të shtetësisë së Kosovë.

​ Jahjaga po qendron në një udhëtim zyrtar në SHBA, ku deri më tani është takuar me Zëvendës-presidentin e Amerikës Joe Biden dhe Ndihmës-sekretarën e shtetit pë Evropë Victoria Nuland. /Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark