Insajderi
Lajme

AGK: Politika nuk mund t’i bëjë gjyq gazetarëve

Insajderi
24 March 2016 - 18:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka dënuar nëpërmjet një komunikate, atë që Lidhja Demokratike e Kosovës e ka kërkuar të mërkurën mbrëma duke kërkuar dënimin e gazetarit Vehbi Kajtazi, që shkroi për vëllanë e kryeministrit që ka kërkuar azil për shërim jashtë vendit.

“AGK kundërshton çdo lloj etiketimi dhe presioni mbi gazetarët dhe medien e pavarur. Tendencat, që politika tu bëjë gjyq gazetarëve, janë të pa pranueshme në një shtet demokratik”, thuhet në komunikatë.

Të mërkuren Kolegjiumi i pesë degëve të LDK-së së Prishtinës, të cilat udhëhiqen nga shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, i cili është sekretar i Përgjithshëm i LDK-së së Isa Mustafës, ka kërkuar që kryeredaktori i Insajderit, Vehbi Kajtazi “ta marrë dënimin e merituar” për shkrimin e tij, që qiti në pah faktin se vëllai i kryeministrit Isa Mustafa, ka kërkuar azil në dy vende të BE-së.

Njejtë kishin kërkuar edhe diaspora e Lidhjes Demokratike të Isa Mustafës në Zvicër, Suedi, Norvegji dhe Beneluks i janë bashkuar thirrjes së LDK-së në Prishtinë për dënimin e gazetarit të Insajderit, Vehbi Kajtazi.

Përpara se të reagojnë këto degë, vet kryeministri e kishte kërcënuar gazetarin duke e quajtur “qen bir qeni”

Ndërhyrja politike në punën e gazetarëve dhe cenimi i fjalës së lirë sipas AGK-së është i pa tolerueshëm, kundër interesave shoqërore dhe ligjeve ne fuqi.

“Përpjekja e të zgjedhurve të popullit për të anashkaluar organet e drejtësisë, paraqet rrezik për gazetarët dhe pasiguri në punën e tyre. AGK e dënon ashpër çdo tentativë të kujtdo që mendon se mund ta ndal raportimin profesional”, thuhet në reagimin e AGK-së.

 

 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark