
Asamblisti nga Lëvizja Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Egzon Azemi, ka dalë me një reagim për shpenzimet e kabinetit të ri të kryeqytetit për një natë në një hotel, shkruan Gazeta Insajderi.
Azemi përmes një postimi në Facebook ka thënë se qeverisja e re në Prishtinë ka rezuervuar 30 dhoma në vlerë prej 2500 euro, pastaj ka përmenduar edhe naftën, ushqimin, pijet.
Ai u shpreh i habitur se pse për këtë ende nuk ka reaguar askush, ndërsa për shpenzimet e derivateve nga deputetët është bombarduar Facebook-u, shkruan Insajderi.
“Për dy muaj deputetët 800 euro naftë. Dhe siq pritej bombardon facebooku sepse aty ka deputetë edhe të VV-së. Për një natë Komuna e Prishtinës rezervon 30 dhoma në vlerë rreth 2500 euro. (Plus karburanti, plus ushqimi, plus pije, plus salla). Sepse hala pa ja nisë punës kabineti i ri ka nevojë për pushim. S’ka ndonje reagim.
Edhe me përmen të thojnë ti me ata po krahasohesh a? 😅 Qa thojnë stupcat për standartet?”, ka shkruar Azemi.