Një femer dyshohet se u dhunua nga katër persona, policia nis hetimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Një femer dyshohet se u dhunua nga katër persona, policia nis hetimet

    Insajderi
    07 February 2022 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht, Njësia e Hetimeve të Përgjithëshme, ka arrestuar sot dy persona të dyshuar për një rast të dhunimit të një vajze, që dyshohet të ketë ndodhur në janar të vitit 2021.

    Rasti është raportuar në polici më datë 20.01.2021, ku dyshohet se një person (femër e lindur në vitin 2001), është dhunuar nga katër persona të dyshuar, informon policia.

    “Që nga dita e raportimit, policia kishte filluar hetimin përfshirë këtu bastisjet në lokacione të ndryshme si edhe ndërmarrjen e një varg veprimesh operativo policore, që rezultuan me identifikimin e personave të dyshuar: – A. O, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe D. R, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, ka konfirmuar policia për Gazetën Express.

    Pas arrestimit me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkohë që hetuesit policor po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark