"Këmbën mbi këmbë, e shtrirë e telefonin në duar" - Doktoreshës, Manushe Sadikaj si bëhet vonë për radhën e gjatë të pacientëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Këmbën mbi këmbë, e shtrirë e telefonin në duar” – Doktoreshës, Manushe Sadikaj si bëhet vonë për radhën e gjatë të pacientëve

    Insajderi
    07 February 2022 - 17:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Qendrën e Mjekësisë Familjare sot në Prishtinë janë vërejtur parregullsi. Bëhet fjalë për qendrën e mjekësisë në afërsi të Qendrës së Studentëve. Aty tash e një kohë po kryhen testimet kundër Covid-19.

    Sipas dëshmitarëve vrulli i qytetarëve për t’u testuar ka qenë i lartë sidomos ditëve të fundit.

    Por, ajo çka bie në sy janë sjelljet e pahijshme të njërës prej doktorëve të kësaj qendre.

    Bëhet fjalë për doktoreshën, Manushe Sadikaj. Nga pamjet e siguruara nga Gazeta Insajderi, shihet se doktoreshës në fjalë nuk i bëhet vonë për fluksin e qytetarëve. Ajo ka gjetur njërën prej dhomave të ordinancës, atë të stomatologjisë të pushojë.

    E shtrirë, këmbën mbi këmbë gjatë orarit të punës shihet teksa i shikon ‘storiet’ e miqve të saj në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, në anën tjetër kemi parë kolegun e saj i cili punonte pa ndalë.

    Madje dëgjohet duke i thënë që ta ndihmojë, por të njëjtës nuk i bëhet vonë, vazhdon me rehatinë e saj.

    “Si hymë në pranim kanë qenë dy çika të reja, ato na marrshin letërnjoftimet, një doktor veç u kanë tu punu, edhe sigurimi u shihke tu i nimu a qekjo motra, me sy te mi e pashë këmbën mbi këmbë edhe rrike”, i tha njëri prej dëshmitarëve Insajderit.

    Nga pamjet shihet se përveç të rritur për t’u testuar të pranishëm kanë qenë edhe disa fëmijë. Por as kjo si duket doktoreshës Sadikaj nuk po ia len ‘shejë’.

    Më poshtë gjeni pamjet:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark