Mblidhen krerët e shtetit, për çfarë u takuan ata tregon presidentja Osmani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mblidhen krerët e shtetit, për çfarë u takuan ata tregon presidentja Osmani

    Insajderi
    07 February 2022 - 21:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar në një postim në Facebook se është takuar me Kryeministrin Albin Kurti, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.

    Osmani ka thënë se në këtë takim koordinues për politikën e jashtme është folur për nismat për fuqizim ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës si dhe për dialogun me Serbinë.

    “Takim javor koordinues për politikën e jashtme me Kryetarin Konjufca, Kryeministrin Kurti dhe Zëvendëskryeministren Gërvalla. Diskutuam për nismat për fuqizim ndërkombëtar të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe angazhimin tonë në dialogun e përqëndruar në njohje”, shkruan Osmani.

    Video


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark