Olluri për shpenzimet e naftës nga deputetët: S’di çka thotë njeriu për këta mashtrues - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Olluri për shpenzimet e naftës nga deputetët: S’di çka thotë njeriu për këta mashtrues

    Insajderi
    07 February 2022 - 22:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Parim Olluri ka kritikuar deputetët të cilët sipas tij kanë përfituar nga shteti duke gënjyer për vendbanimin e tyre. Të tillët ai i quan mashtrues.

    “Benefitet e tyre janë bajagi të çuditshme. E kam parë nëpër rregullore që shkruan që marrin mëditje për pjesëmarrje në seancë, marrin mëditje për pjesëmarrje në Komisione. Realisht pjesëmarrja në seancë dhe pjesëmarrja në komisione është puna e deputetit. Qysh merr mëditje shtesë për punën bazë”, tha Olluri në Pressing.

    “S’di çka thotë njeri për këta llaskuça. Kjo e shpërfaqë llaskuçerinë e këtyre njerëzve që përpiqen me i mashtruar votuesit e tyre s’ka se si të jenë ndryshe veç se mashtrues”, shtoi ai.

    “Pse janë mashtrues për mendimin tim? Sepse në Kosovë është bërë trend që nëpër fushata zgjedhore e në fillime të mandateve me u treguar sa më i varfër. Është njëfarë kulture që me u tregu sa më i varfër, njëfarë gare mes tyre që me u tregu para qytetarëve”, tha Olluri.

    “Partia në pushtet është me e suksesshmja për t’i mashtruar qytetarët e Kosovës kinse këta nuk janë njerëz të xhipave por janë njerëz që i duan trotuaret, duke u bazuar në deklaratat e kryeministrit Kurti, tash po goditet për shkak të mashtrimeve të tyre politike”, theksoi Olluri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark